Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 17, 2025

Ilir Kulla analizë paszgjedhore: Pesë palë zgjedhje, zero fitore! Si e humbi PD-ja elektoratin jugor

Në një analizë të thellë në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, analisti i sigurisë dhe geopolitikës Ilir Kulla deklaroi se Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë nga pesë palët e fundit të zgjedhjeve parlamentare, duke përfshirë edhe ato të vitit 2009 kur mbajti pushtetin falë koalicionit me LSI-në.

 


“Problemi ka qenë gjithmonë sa mbi 71 mandate do të fitonte Partia Socialiste, jo nëse do fitonte. PD nuk ka qenë kurrë fituese që nga viti 2009 e deri më sot,” u shpreh Kulla. Ai theksoi se rezultati është produkt i një analize të qartë të sistemit elektoral dhe gjeografisë zgjedhore.

 


Sipas tij, gjeografia ka pasur një ndikim të madh në këtë rënie: “PD është zbehur në Jug. Sot nuk është më prezente në gjashtë qarqet jugore, ku PS fiton thellë. Edhe në 2009-n, kur PD kishte rezultatin më të mirë, në Jug fitoi Partia Socialiste.”

 

Kulla shtoi se drejtuesit aktualë të PD-së vijnë kryesisht nga veriu i vendit, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit nga jugu ka ndikuar në performancën elektorale: “PD dikur kishte figura të forta në jug, sot nuk ka më.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot