Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 17, 2025

Kantina Duka - Shija e vërtetë e verës shqiptare

Në zemër të natyrës shqiptare, në Gjirin e Lalzit, aty ku vreshtat përqafojnë kodrat dhe vera ruan shpirtin e tokës, ndodhet Kantina Duka, një perlë e vërtetë për dashamirësit e verës cilësore dhe mikpritjes autentike. 



Me një përkushtim të trashëguar brez pas brezi, Kantina Duka ofron jo vetëm verë të shkëlqyer, por edhe një përvojë të plotë me restorantin e saj të ri dhe bujtinën që po ndërtohet pranë vreshtave.


Kantina Duka mbështet me krenari podcastin “N’xhiro me Syçin”, ku zëri i mendimit të lirë dhe shijes së mirë bashkohen në një gotë.

 


Teksa diskutonin mbi realitetin politik shqiptar, Ilir Kulla bëri një ndalesë të befasishme – por të ngrohtë – për të lavdëruar një nga kantinat më të veçanta në vend: Kantina Duka.

 

“Kantina Duka e ka vërtetë verën e mirë… dhe e ka me gjithë mend të mirë,” – tha Kulla. Më tej Demaliaj shtoi se përveç cilësisë së pijes, aty po ndërtohet edhe një restorant dhe bujtinë, që plotësojnë eksperiencën e shijes dhe pushimit mes natyrës.

 

Kulla nuk i kurseu fjalët e mira për familjen që qëndron pas këtij projekti të suksesshëm:

 

“Unë kam njohur mirë edhe prindërit e vëllezërve Duka… gjyshi i tyre, Enveri, ka qenë njeriu që ideoi vetë vreshtin. Ka bërë vërtetë një gjë që do ngelet në kohë.”

 

Duke folur për origjinën nga malësia e Tepelenës, Kulla theksoi se historia e Kantinës Duka është një kombinim i traditës, përkushtimit dhe vizionit për të krijuar diçka që ruan shijen dhe shpirtin shqiptar.

 

Një fragment i papritur, por i sinqertë, që e bëri edhe më të shijshme atmosferën e podcastit, duke sjellë ndër mend se kultura nuk ndalet vetëm te politika – ajo jeton edhe në një gotë verë të bërë me zemër.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot