Kryeministri britanik, Keir Starmer, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ka folur për diskutimet e paqes, duke thënë se Putin nuk e ka seriozisht po përbën problem për sigurinë në vend, duke theksuar se do përballet me paketë sanksionesh ndaj shtetit të tij.
“Është më rëndësi të
punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të forcuar raportin e MB me BE.
Kemi intensifikuar angazhimin tonë me aletatët tanë
evropianë. Duke kuptuar që partneriteti është jetik për të arritur një
rimëkëmbje të sigurisë. Kam kënaqësinë të jem kryeministri i parë britanik që
vij këtu në një vizitë dypalëshe në Shqipëri dhe të punoj me ju si partnerët
tanë.
Kam kënaqesinë të pres Antonio Costa të hënën në Londër për
samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, një moment mjaft i
rëndësishëm që ka të bëjë me njohjen e faktit që shumë sfida me të cilat
përballemi, janë sfida që i ndajmë sëbashku. Vetëm zgjidhja e përbashkët do ti
trajtojë ato.
Sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë
dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë.
Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për
flotën hije rusë që të mbrojmë strukturën tonë nga Putin.
Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve,
Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e
mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe
po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e
udhëheqjes”, tha kryeministri britanik.
No comments:
Post a Comment