E pranishme në Samitin Politik Europian, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për të ishte tërësisht e papritur.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se është e kënaqur që
Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.
Sipas saj, identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga
historia dhe përpara gjeografisë.
Ajo thekson se Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia e
Serbia, pavarësisht se nuk është pjesë e organizatës.
“Falenderoj Edin jo se jetoj në protektorat por se më ka
bërë të ndjehem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj Edin edhe për
rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës. Jam e kënaqur që Evropa
do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij.
Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të
parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam
menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara
gjeografisë.
Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia,
pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur
dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.
BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e
ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore”, shprehet
Meloni.
No comments:
Post a Comment