Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh për mediat se priten vendime pozitive nga Samiti
që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.
“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllanë
tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë
në turqisht Erdogan.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot
punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e
tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve,
kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit
e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë
gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e
dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më
pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian
Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e
Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan;
Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos
Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e
Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë
liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.
Pjesë e ngjarjeve të ditës do të jenë edhe ceremonia e
mirëseardhjes në Samit, si dhe performanca të ndryshme artistike, promovuese të
traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.
Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe
tryezat e diskutimeve.
No comments:
Post a Comment