Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 10, 2025

Ilir Kulla: Këto zgjedhje i ka fituar Rama, opozita në krizë identiteti

 Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin”, moderuar nga Ilir Demalia, analisti i njohur i sigurisë dhe geopolitikës, Ilir Kulla, bëri një analizë të drejtpërdrejtë dhe pesimiste për ecurinë e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, fushata ka humbur thelbin dhe është kthyer në një spektakël me figura të estradës.



“Këto zgjedhje kanë mbaruar. E kam thënë që në fillim – janë të përfunduara”, u shpreh Kulla, duke vënë theksin te fragmentimi i opozitës, veçanërisht i së djathtës. Ai tha se faktorët opozitarë që nuk iu bashkuan grupimit të Sali Berishës “kanë dalë secili më vete” dhe si pasojë “po i heqin vota njëri-tjetrit”. Kulla renditi disa figura që, sipas tij, do t’i sjellin humbje PD-së në zona kyçe: “Alibeaj i heq vota në Tiranë dhe Fier, Shehaj në Vlorë, partia e Dritan Lajçit në jug e qendër… Edhe Qorri merr pak nga e majta, por s’ka peshë.” Përkundrazi, ai parashikoi që Tom Doshi, me fushatën e tij “të fortë”, mund të dëmtojë Partinë Socialiste në Tiranë dhe veri.



Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin me një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura si në Kosovë, “do flisnim ndryshe”, shtoi ai, duke kritikuar sistemin aktual zgjedhor si “i çuditshëm dhe unik”. Në përfundim, Kulla u shpreh se goditja e demokracisë shqiptare ka ardhur që në themele: “Godina e demokracisë filloi keq… dhe sot po korrim pasojat.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot