Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, analisti i njohur i sigurisë dhe geopolitikës Ilir Kulla foli për rolin në rritje të diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas tij, vota e emigrantëve mund të ndryshojë ndjeshëm balancat politike në disa qarqe. “Vota e diasporës mund ta kthejë rezultatin, mund ta thellojë diferencën ose edhe të mos ketë fare ndikim, në varësi të qarqeve dhe organizimit politik,” tha Kulla. Ai solli si shembull qarkun e Kukësit, ku sipas tij, nëse do të kishte katër mandate, opozita do të fitonte një mandat shtesë falë votave nga Londra, ku është përqendruar një pjesë e madhe e emigrantëve nga veriu i Shqipërisë.
Kulla theksoi se edhe në qarkun e Korçës, votat nga diaspora mund të çojnë rezultatin nga një barazim 5 me 5 në një fitore për njërën palë, veçanërisht nëse rritet pjesëmarrja nga Selaniku. “Historikisht, elektorati në Greqi ka qenë më afër së majtës, për shkak të organizimit më të mirë të Partisë Socialiste,” shpjegoi ai. Duke reflektuar mbi eksperiencën e tij si kandidat në vitin 2005, Kulla kritikoi partitë që ekzistojnë vetëm për fushata: “Sot kemi parti që dalin në Facebook dhe zhduken pas zgjedhjeve. Atëherë, më mundën tre kryetarë komunash që kishin lidhje reale me territorin.”
No comments:
Post a Comment