Ditën e sotme qytetarët shqiptarë në gjithë vendin votuan për të zgjedhur Kuvendin e ri.
Lidhur më këtë analisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv, tha se nëse PD do të humb në këto zgjedhje nuk do ta njoh rezultatin. Incidentet e krijuara nga opozita, ai i ka cilësuar si arsye që ata mund të përdorin për të kundërshtuar zgjedhjet.
Kjo qasje që ka opozita është një lloj strategjie.
Këta po bëjnë akuza pas akuzash dhe deri tani nuk është verifikuar ndonjë akuzë
që janë duke bërë. Pjesmarrja më duket aty-aty krahasuar me 2021, kemi një
opozitë që nuk sjell asnjë të re dhe një pozitë që ka 3 mandate dhe kaq shumë
vite konsumohesh dhe shoh një indeferentizëm nga njerzitë për të shkuar që të
votojnë. Janë politikanët që krijojnë incidente, kjo tregon gjendjen e rënduar
të opozitës dhe krijojnë incidente që nesër të kenë arsye për të kundërshtuar
zgjedhjet. Nëse PD do të humb nuk do t’i njoh zgjedhjet’, tha ai.
Ai tha se opozita ka bërë korrupsion të përgjakshëm, ndërsa
sot dalin dhe bëjnë moral.
‘Këta që flasin për korrupsion vet kanë bërë
korrupsion të përgjakshëm, kemi gjak në ‘97 në Gërdec, në 21 janar, dhe këta
bëjnë sot moral, dhe vazhdojnë me një ndikim negativ, kjo tregon se nuk kanë
asnjë lloj ndryshimi dhe këtë e tregon se si është shpërbërë kjo parti sot.
Nëse PD nuk fiton në këto zgjedhje do të ketë një shpërbërje tjetër, sepse disa
mund të shkojnë tek Basha ose tek Alibeaj’, tha ai.
Një koment e pati edhe për fushatën e Partisë Socialiste.
‘Ka qenë një strategji e Ramës, pasi ai e ka
zhvendosur vëmendjen nga problemet që ka pasur në këto vite qeverisje dhe në
një farë mënyre ja ka arritur. Unë mendoj se sduhet që të jetë kjo rruga se si
duhet q ëtë shkijë partitë politke në fushata. Ajo që më shqetëson mua është se
si do të jetë kualitteti i parlamnetit.
Teksa u ndal tek partitë e reja, ai tha se nuk janë parti të
reja, pasi kanë në krye figura poltike që kanë qenë në Kuvend.
‘Nëse marrim se njerzit janë të pakënaqur kishin
shancin për të provuar një grupim të ri politikë, në këto zgjedhje, por a quhet
parti e re ajo e Alibeajt, sepse ata kanë qenë në parlament, dhe kanë treguar
se ca kulture kanë për politikën. Njerzitë nuk votojnë sepse nuk kanë besim’,
tha ai.
No comments:
Post a Comment