Në përfundim të procesit të votimit, Komisioneri
Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat i bëri
thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.
“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje është
qetësia që duhet tu krijojnë partitë dhe udhëheqësit politike numëruesve dhe
anëtarëve të komisionit. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që
vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë
vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.
Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim
numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të
martës.
KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër
integritetit të numërimit”, tha Celibashi.
No comments:
Post a Comment