Trajneri i Barcelones, Hans-Dieter Flick, ka arritu sukses të madh në sezonin e parë, pas një fillimi të vështirë.
Pasi mbërriti në verë pas
aventurave prestigjioze me Bayernin e Mynihut dhe kombëtaren gjermane, trajneri
nga Heidelberg arriti të fitonte tre trofe në tentativën e parë: Superkupën e
Spanjës më 12 janar, duke mposhtur Real Madridin 5-2; Kupën e Mbretit më 26
prill, duke mundur sërish Realin, këtë herë 3-2; dhe në fund LaLiga, pasi i
mposhti edhe një herë “blancos” në “El Clasicon” e javës së mëparshme të
kampionatit.
I ekuilibruar, i respektuar dhe
larg prototipit të “rreshterit”, prandaj është edhe shumë i vlerësuar nga
skuadra: kështu 60-vjeçari ka hyrë shpejt në zemrën e Barçës, një skuadër të
cilës i ka kthyer lojën, rezultatet dhe mbi të gjitha besueshmërinë
kombëtare/ndërkombëtare. Ky është edhe rezultati i përmbysjeve rikthimeve të
arritura, e fundit prej të cilave ishte kundër Real Madridit në Montjuic.
Dhe pak rëndësi ka që Barcelona
është jashtë Ligës së Kampionëve – meqë ra fjala, në Katalonjë shiu i kritikave
dhe akuzave ndaj vendimeve të arbitrit Marciniak në San Siro nuk ndalet – sepse
Barcelona e Flick-ut jo vetëm që i është kthyer fitores, por e ka bërë këtë
duke respektuar plotësisht ADN-në e saj: rritjen e talenteve të rinj. Dhe mbi
të gjitha, duke dominuar rivalin e përjetshëm në të tre rastet.
No comments:
Post a Comment