Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit.
Gjicit i kishin mbetur edhe
rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes
shëndetësore të rënduar.
Ai kishte dorëzuar dy herë
kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit,
ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular,
zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.
Avokati është shprehur se këto
problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar
psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
Safet Gjici u dënua me 3 vite
burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta
për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
No comments:
Post a Comment