Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 9, 2025

Erion Braçe: Nuk dua hakmarrje politike, por drejtësi të plotë për 21 Janarin dhe Gërdecin

 Në një intervistë të drejtpërdrejtë me Ilir Demaliajn në emisionin “N’xhiro me Syçin”, deputeti socialist Erion Braçe theksoi nevojën për drejtësi të pakushtëzuar dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me ngjarjet tragjike të 21 Janarit dhe Gërdecit. Ai u shpreh se nuk kërkon hakmarrje ndaj askujt, përfshirë Sali Berishën apo Lulzim Bashën, por një proces të drejtë dhe të bazuar në prova ligjore.



“Unë nuk dua hakmarrje ndaj Sali Berishës për 21 Janarin, as ndaj Lulzim Bashës, as ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo komandantit të Gardës. Dua një proces të qartë drejtësie, të mbështetur në prova dhe përgjegjësi reale për të gjithë ata që janë të përfshirë,” – u shpreh Braçe. Ai theksoi se ky është edhe qëndrimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 Janarit dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për autorët.

 


Sa i përket çështjes së Gërdecit, Braçe kritikoi zvarritjen e procesit gjyqësor dhe mungesën e vullnetit për një hetim të thelluar. Ai përmendi konkretisht Fatmir Mediun, duke shtuar se përgjegjësia nuk mbaron me të. “Unë nuk besoj që përgjegjësia mbetet vetëm te Fatmir Mediu. Ai nuk kishte kapacitetet që vetë të ngrinte atë megabiznes, të përzinte të tjerë nga tregu, e të hynte në marrëdhënie me trafikantë ndërkombëtarë armësh. Ai është vetëm një hallkë në një zinxhir shumë më të madh,” – deklaroi ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot