Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 9, 2025

Braçe: Nuk dua që gjyqet të shtyhen më, fillon i pandehuri rri në Rogner dhe nuk shkon në Gjykatë

 Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe, shprehu kritika të drejtpërdrejta ndaj vonesave në sistemin gjyqësor, gjatë një interviste në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia. Ai kërkoi përshpejtimin e proceseve dhe ndaljen e zvarritjeve të qëllimshme të gjyqeve.

 


“Nuk dua më që gjyqet të shtyhen. Fillon procesi dhe i pandehuri nuk shkon në sallën e gjyqit, por rri në Rogner. Kjo nuk është drejtësi,” deklaroi Braçe, duke ironizuar luksin dhe shmangien e përgjegjësisë nga ana e të akuzuarve të profilit të lartë.

 

Sipas tij, kjo është një nga arsyet pse është e domosdoshme që drejtësia të jetë e pavarur, por edhe funksionale dhe e pa kompromis me të fuqishmit. “Kur një i pandehur për korrupsion refuzon të shkojë në gjykatë, ndërkohë që gëzon të gjitha privilegjet e një hoteli luksoz, çfarë mesazhi u jepet qytetarëve që presin drejtësi?”, shtoi ai. Braçe theksoi gjithashtu se nuk është kundër asnjë hetimi apo procesi që prek edhe përfaqësues të Partisë Socialiste, përkundrazi, ai e sheh si dëshmi të nevojshme të reformës në drejtësi. “Drejtësia nuk duhet të ketë frikë nga pushteti. Kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përballet me pasojat, pavarësisht emrit apo partisë".

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot