Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, i ftuar ishte deputeti dhe kandidati i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë dhe shpesh të ngarkuar emocionalisht, Braçe foli për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e tij për drejtësinë e re, duke vendosur theksin te nevoja për hetime të thella dhe gjithëpërfshirëse.
“Nuk fal mungesën e vullnetit për të bërë hetim
gjithëpërfshirës,” deklaroi Braçe me ton të prerë, duke iu referuar
institucioneve të drejtësisë që, sipas tij, duhet të jenë të paanshme dhe të
guximshme në ndëshkimin e korrupsionit, pa dallim pozite apo partie.
Braçe vuri në dukje se korrupsioni ka qenë i pranishëm në të
gjitha qeveritë, por diferenca sot, sipas tij, është se drejtësia po vepron:
“Korrupsioni i para 2013-ës ka qenë i përgjakshëm. Janë vrarë njerëz për të
mbrojtur korrupsionin. Sot, ai është i hetueshëm, i gjykueshëm, i
ndëshkueshëm.” Gjatë intervistës, Braçe përmendi edhe rastin e Bulqizës, ku
sipas tij, privatizimi dhe licencimi korruptiv i industrisë së kromit ka sjellë
pasoja të rënda për jetën e qytetarëve: “Në Bulqizë, korrupsioni ka marrë një
trajtë të tmerrshme dhe të përgjakshme.”
No comments:
Post a Comment