Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 9, 2025

Braçe: GJKKO të mos lejojë më zvarritjen e procesit nga avokatët

 Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, i ftuar ishte Erion Braçe, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i cili foli me tone të forta për çështjen gjyqësore që lidhet me pronësinë e ish-klubit Partizani dhe kërkoi veprim të menjëhershëm nga drejtësia. Duke iu referuar procesit të gjatë dhe të diskutueshëm për pronat e ish-klubit Partizani, Braçe u shpreh se dokumentacioni i ardhur nga Komisioni i Venecias e bën të qartë se prona i ka takuar shtetit shqiptar dhe është blerë nga Italia, ndërkohë që individë të caktuar kanë falsifikuar dokumente për ta përvetësuar.

 


“Dokumenti ka ardhur nga Venecia. Nuk e falsifikon dot askush. Pse zgjatet ky gjyq? Pse nuk sekuestrrohet pasuria e këtyre njerëzve që kanë falsifikuar dokumentet?”, u shpreh Braçe. Ai vuri në qendër të kritikës zvarritjen e procesit gjyqësor dhe manovrat e mbrojtjes që, sipas tij, po pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

 


“Do duhet që GJKKO t’i japë fund manovrave që zvarrisin procesin të avokatëve, me qëllim që procesi të ecë përpara dhe ne të marrim të vërtetën nga gjykata. Të bëhet një hetim i drejtë gjyqësor dhe procesi të jetë i ligjshëm”, theksoi Braçe.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot