Në një intervistë për emisionin "N’xhiro me Syçin" të gazetarit Ilir Demalia, kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Erion Braçe, ka kujtuar shpërthimin tragjik të Gërdecit, duke treguar se ka qenë i pranishëm në zonë në momentin kur ndodhi fatkeqësia.
“Kam qenë në Vorë kur ndodhi Gërdeci,” u shpreh Braçe. Ai e
cilësoi ngjarjen si një nga momentet më të errëta që ka parë nga afër. “Merre
krahasoje Vorën e sotme me Vorën e Gërdecit.
Duke rikujtuar viktimat, Braçe përmendi se mes tyre kishte edhe fëmijë,
si dhe një nënë shtatzënë që humbi jetën ndërsa punonte në kushte të padenja.
“Atje ka vdekur një nënë shtatzënë, që punonte e shfrytëzohej në mënyrë
kafshërore,” shtoi ai.
Braçe theksoi se një ndër motivet e angazhimit të tij
politik është të mos përsëriten më tragjedi të tilla dhe të garantohet siguria
për qytetarët. Ai premtoi se nëse fiton mandatin e ardhshëm, do të përqendrohet
më shumë në periferitë e Tiranës, përfshirë edhe Vorën, për të trajtuar
problematikat reale të banorëve.
No comments:
Post a Comment