Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 9, 2025

"Dosjet e Sigurimit", Bamir Topi vlerëson Demaliajn: Je ndër të vetmit që e ke kërkuar dhe publikuar

 Në një bisedë në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, ish-presidenti Bamir Topi ndalet te një prej plagëve të pazhvendosura të shoqërisë shqiptare: dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe hipokrizia publike që i shoqëron ato.

 


Topi vlerësoi qëndrimin e gazetarit Demalia, duke e konsideruar si një ndër të paktët që ka pasur guximin dhe dinjitetin për të kërkuar dosjen e tij personale dhe për ta bërë publike: “Pse ti... je nga ata të rrallët që ke ardhur nga Amerika, ke shkuar në institucion, ke kërkuar dosjen dhe e ke bërë publike. Ajo dosje është publike!”, tha Topi.

 


Në vijim, ai u shpreh me revoltë për faktin se, ndërsa njerëz që kanë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës heshtin ose madje akuzojnë të tjerët, shoqëria shqiptare nderon shpesh ata që kanë bërë "poshtërësinë" dhe përçmon ata që kanë ruajtur karakterin.

Ish-presidenti nënvizoi se ka individë në politikë, media dhe opinion publik të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit dhe që sot flasin me arrogancë dhe hipokrizi. Ai tha se është e pafalshme që ende nuk është vendosur një standard moral mbi këtë çështje, duke thënë:

“Dosjet janë aty... po heshtin. Ose akuzojnë të tjerët.” Në fund, Topi i sugjeroi gazetarit që të mos e lejojë këtë histori të bëhet një barrë emocionale: “Historia jote nuk duhet të kthehet në një dominant emocional. Ti e ke sqaruar, je treguar korrekt, nuk ka dalë asgjë atje.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot