Ilir Demalia dhe Bamir Topi prekën disa nga plagët më të thella të politikës shqiptare. Emisioni nisi me një akuzë të fortë nga gazetari Demalia, i cili ngriti një pyetje që, sipas tij, askush nuk ka guxuar t’ia bëjë Sali Berishës në një studio televizive: “Si mund të pretendojnë këta se do ndërtojnë një shtet të së drejtës, kur kanë legalizuar banditizmin, vjedhjen dhe grabitjen e pronës? Çfarë fytyre kanë?”, u shpreh Demalia, duke vënë në pikëpyetje moralin e drejtuesve politikë që kanë qenë në pushtet.
Në vijim, Bamir Topi shpjegoi se nuk dëshiron të përfshihet në diskutime që lidhen me zgjedhjet, duke theksuar se ka refuzuar të marrë pjesë në studio mediatike përpara fushatave për të mos ndikuar në opinionin publik. “Sot jemi pranë zgjedhjeve. Kam refuzuar të shkoj në çdo lloj studioje para zgjedhjeve. Nuk dua të influencoj për asgjë. Duhet të qëndrojmë te një retrospektivë e ngjarjeve që kanë ndodhur”, theksoi ish-presidenti.
Topi ndaloi gjatë te çështja e pronës dhe padrejtësitë që janë bërë sidomos ndaj banorëve autoktonë të Tiranës. Sipas tij, “tironsit” kanë qenë qytetarët më të dëmtuar nga grabitjet e pronave. “Tironësit, familjet e Tiranës, duke qenë njerëz që i kanë shkuar shumë mbas ligjit, kanë pritur shumë nga ligji. Janë plakur me dosje nëpër duar, shumë prej tyre kanë ndërruar jetë me shpresën se do marrin pronën. Nuk e morën kurrë”, u shpreh ai me trishtim.
No comments:
Post a Comment