Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 9, 2025

Arben Pëllumbi: Korrupsioni i Gërdecit ishte me gjak

 Në një intervistë në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalian, kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi, u përball me pyetje të drejtpërdrejta mbi temën e ndjeshme të korrupsionit dhe perceptimit publik për politikën.

 


“Korrupsioni nuk lindi në 2013, ai ka ekzistuar më parë, por për herë të parë u godit seriozisht falë reformës në drejtësi dhe krijimit të SPAK-ut,” deklaroi Pëllumbi, duke theksuar se Partia Socialiste e lejoi dhe mbështeti këtë reformë duke ditur se do të prekte edhe vetë atë. “Ne e dinim që do të goditeshim edhe vetë, por pranuam reformën,” shtoi ai.

 

Pëllumbi kujtoi raste të rënda nga e kaluara, si Gërdeci dhe 21 janari, për të theksuar se korrupsioni para vitit 2013 kishte edhe pasoja tragjike: “Kemi korrupsion me gjak, jo thjesht me tendera.”

 


I pyetur nëse SPAK po vepron në mënyrë të njëanshme, Pëllumbi u tregua diplomatik, duke theksuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe kulturës së ndershmërisë në shoqëri. “Për sa kohë dikush firmos për para që nuk janë të tijat, por të shoqërisë, rreziku i korrupsionit ekziston,” theksoi ai.

 

Në fund, ai kritikoi kulturën e pasurimit të shpejtë si një deformim shoqëror: “Në shoqërinë tonë, modeli pozitiv shpesh është ai që ndërton vila pa bërë asnjë biznes.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot