Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, kandidati për deputet i PS në Qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi, tha se fushata për zgjedhjet e 11 majit po zhvillohet në një atmosferë atipike për shkak të mungesës së një opozite aktive në terren.
“Praktikisht në zonën time nuk kam opozitë përballë,” u shpreh
Pëllumbi. “Po bëjmë më shumë analizë mes kolegësh të PS sesa përballje me
opozitën. Ky nuk është faji ynë, por një vakum që do ta mbushë vetë shoqëria.”
Moderatori Ilir Demalia nënvizoi rrezikun që sjell mungesa e
balancës politike: “Demokracia ka nevojë për të dyja krahët e forta,” tha ai.
“Është si një enë komunikuese, ku secili krah duhet të bëjë mirë detyrën e
vet.” Ai shtoi: “Siç thoshte Regani, nuk ka qeveri të mirë apo të keqe, ka
popull që nuk e bën detyrën për të kontrolluar qeverinë.”
Pëllumbi theksoi gjithashtu se mungesa e debatit ka çuar në
gjuhë konfliktuale e ofenduese nga disa aktorë politikë, të cilët, sipas tij,
ndjekin karrierë për t’u dukur besnikë të kryetarëve. “Ky është një problem
tjetër i ‘kryetarokracisë’ në politikën shqiptare,” tha ai, duke theksuar se
është për garë dhe jo emërime.
No comments:
Post a Comment