Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin “RePolitix” në Report TV, ku i ftuar ishte Kryeministri Edi Rama. Pjesë e diskutimit ishte edhe gazetari Arion Sulo.
Sulo deklaroi se një nga meritat historike të Sali Berishës
është pikërisht fakti që “Bufi” doli në skenë në vitin 1990–1991 si pjesë e një
procesi tranzicioni. Rama reagoi menjëherë duke thënë: “Unë po flas për
‘92-shin dhe çfarë rrezikonim në atë kohë.”
Në kundërpërgjigje, Arion Sulo theksoi: “Rrezikonit në ‘90-ën,
dhe ke qenë edhe ti me ta.” Rama mohoi, duke thënë se “Bufi nuk ka rrezikuar
gjë në ‘90-ën. Bufi ka qenë i dërguar. Bufin e ka sjellë Ramiz Alia.”
Në këtë pikë, debati u tensionua, me Sulon që tha: “Çfarë janë
këto broçkulla?”, ndërsa Kryeministri Rama reagoi me të njëjtën gjuhë të fortë:
“Broçkull kjo?”
No comments:
Post a Comment