Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 13, 2025

Tregu i banesave në SHBA po tronditet

 Për pronarët e shtëpive, kohët e mira po marrin fund

 


The Economist

 

Pak vendime të marra gjatë periudhës së pandemisë do të kishin rezultuar aq fitimprurëse sa blerja e një shtëpie në qytete si Atlanta, Austin apo Majami me një normë hipotekore prej rreth 2%, dhe mbajtja e saj ndërsa vlera u rritej me shpejtësi në vitet pasuese.

 

Njerëzit kërkonin diell, hapësirë dhe arratisje nga kufizimet e pandemisë. Këto qytete ofruan pikërisht këtë.

 

Por, tani, ajo kohë ka marrë fund. Tregu i banesave në SHBA po shfaq shenja rënieje.

 

Në të gjithë vendin, çmimet kanë rënë poshtë në gjysmën e parë të vitit, shumica e qyteteve kanë shënuar rënie në tre muajt e fundit (shih grafikun 1).

 

Politika e shtrënguar monetare ka mbajtur normat e interesit të larta. Kjo po reflektohet në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump po gërryejnë rritjen ekonomike që deri tani i kishte dhënë forcë shitjeve.

 

Çmimet vazhdojnë të rriten disi në verilindje dhe në rajonet qendrore, por perëndimi dhe sidomos jugu po vuajnë (shih hartën). Fatkeq është pronari në Dallas ose Phoenix që bleu vitin e kaluar.

 

Ai mban një normë hipotekore të kripur, rreth 7%, dhe vlera e shtëpisë i është ulur tashmë me disa pikë përqindje në terma nominalë, ose edhe më shumë nëse llogaritet inflacioni.

 

Këto qytete përballen me një sërë vështirësish. Më pak amerikanë po shpërngulen drejt rajoneve jugore, të njohura si Sunbelt, krahasuar me periudhën e pandemisë, kur emigracioni i brendshëm u rrit ndjeshëm (shih grafikun 2).

 

Po ashtu, kufizimi i emigracionit ndërkombëtar pas masave kufitare të Presidentit Trump mund të ketë dhënë efekt.

 

Ndërkohë, ndërtimi i banesave u rrit fuqishëm në këto qytete kur kërkesa ishte e lartë dhe normat e interesit të ulëta. Edhe pse ritmi i ndërtimit është ngadalësuar, shumë projekte të asaj periudhe po dalin tani në treg.

 

Për më tepër, perceptimi publik për këto qytete ka ndryshuar. Austin dhe Majami nuk arritën të tërheqin mjaft kompani të mëdha kur ishin në kulmin e tyre; sot pak njerëz në sektorin e teknologjisë i shohin ato si “Silicon Valley e re”.

 

Për arsye të ngjashme, disa prej tregjeve më të dobëta në verilindje janë qytetet bregdetare të pushimeve. Çmimet po bien në Nantucket, Martha’s Vineyard dhe përgjatë bregut të Maine.

 

Zonat periferike të qyteteve të mëdha, që përfituan gjatë pandemisë, po tregojnë më shumë rezistencë, ndërsa puna me Zoom nga shtëpitë e pushimit nuk është më aq praktike, oraret hibride e bëjnë më të pranueshme shtimin e 15 apo 30 minutave në rrugën e përditshme drejt punës.

 

Shteti që po ndien më fort pasojat e krizës është Florida, ku çmimet e banesave kanë rënë me 4% gjatë vitit të fundit.

 

Sipas analistit të pavarur Aziz Sunderji, arsyeja kryesore lidhet me kostot gjithnjë e më të larta të sigurimit të banesave për shkak të rreziqeve nga ndryshimet klimatike.

 

Në Florida, një policë sigurimi kushton mesatarisht 11,000 dollarë në vit, krahasuar me vetëm 2,400 dollarë në shkallë kombëtare.

 

Përveç kësaj, kërkesa nga blerësit e huaj, veçanërisht kanadezët e pasur që më parë e shihnin Floridën si strehë për t’iu shmangur dimrit të ashpër, është tkurrur ndjeshëm.

 

Një tjetër faktor është miratimi i rregullave të reja të sigurimit të ndërtesave, të cilat janë bërë shumë të kushtueshme pas shembjes tragjike të një pallati në Surfside, një periferi e Miamit, në vitin 2021.

 

Por, çfarë thotë tregu për ekonominë e SHBA-së? Historikisht, tregu i banesave ka qenë një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj normave të interesit; blerësit marrin kredi të mëdha për të blerë, dhe janë më pak të gatshëm ta bëjnë këtë kur huamarrja është e kushtueshme, duke ulur shitjet dhe ndërtimet.

 

Industria jo vetëm që ndihmon të nxisë rritjen ekonomike, punëson shumë njerëz dhe banesat përbëjnë një pjesë të pasurisë familjare, por gjithashtu shërben si tregues për të kuptuar drejtimin e ekonomisë.

 

Ngadalësimi aktual është pjesërisht i qëllimshëm: Rezerva Federale po e mban politikën monetare të shtrënguar për të eliminuar inflacionin që ende qëndron mbi objektiv.

 

Pjesë të tjera të ekonomisë po ftohen gjithashtu: konsumi privat real dhe investimet u rritën me vetëm 1.2% në terma vjetorë të përshtatur për tremujorin e dytë të vitit 2025, pasi kishin qëndruar në ose mbi 2% për pjesën më të madhe të viteve të fundit.

 

Megjithatë, lehtësimi për tregun e banesave, në formën e një politike monetare shumë më të lirshme, mund të mos jetë afër (edhe nëse FED pritet të ulë disi normat në muajt e ardhshëm).

 

Tarifat e reja e kanë vështirësuar punën për politikëbërësit, pasi ato mund të ndezin sërish inflacionin.

 

Njëkohësisht, një bum i madh i infrastrukturës së Inteligjencës Artificiale, përfshirë qendrat e të dhënave dhe investime të tjera, po e mban rritjen në këmbë.

 

Shpenzimet kapitale të shtatë kompanive të mëdha të teknologjisë tashmë përbëjnë mbi 1% të PBB-së dhe janë gati dyfishuar brenda pak vitesh, sipas Renaissance Macro Research, duke ulur nevojën për të stimuluar ekonominë.

 

Dhjetëvjeçari i kaluar ka qenë shumë bujar me pronarët e shtëpive në SHBA. Ndoshta tani ka ardhur radha që blerësit e rinj të marrin frymë më lirë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot