Analisti Ergys Mertiri komentoi përbërjen e qeverisë së re të shpallur nga Edi Rama të enjten, më 11 shtator, duke veçuar se, ndonëse ka prurje interesante, ato nuk do të sjellin asgjë të re. Sipas Mërtirit, në pamundësi për të ndryshuar vetveten, Rama ndryshon ministrat, por rezultati mbetet i njëjtë: një qeverisje e mbështetur në korrupsion.
Ai ndalet gjithashtu te arroganca e pushtetit në mandatin e
katërt, zgjedhjet e shpallura në Bashkinë e Tiranës dhe kandidatura e Ogerta
Manastirliut – një zhvillim që e kap opozitën në befasi dhe e vë atë përballë
vështirësisë për të identifikuar një figurë politike që mund të garojë në
mënyrë dinjitoze kundër makinerisë elektorale të mazhorancës, e cila e ka
mposhtur opozitën në çdo palë zgjedhje gjatë 12 viteve të fundit.
Mertiri sheh një mundësi për një rezultat dinjitoz vetëm nëse
gjendet një kandidaturë jashtë gardhit të Berishës – dikush që mund të vijë nga
partitë e vogla dhe që nuk zgjidhet nga Berisha, por që gëzon mbështetjen e
Partisë Demokratike. Por, a mund të ndodhë që Berisha të mbështesë një
"marksist" si Arlind Qorri? Si do të mund të realizohej një
marrëveshje e tillë dhe çfarë rezultatesh do të prodhonte?
në mënyrë metaforike, Mertiri thotë se “toka e djegur me acid
e opozitës” nuk mund të prodhojë më asnjë bimë të re. Ai flet për nevojën e një
"toke neutrale", ku mund të arrihen marrëveshje dhe ku mund të dalin
në pah individë që nuk kanë asnjë lidhje me historitë banale të luftës për
pushtet brenda opozitës gjatë këtyre viteve.
Ndiqni analizën e plotë për gaetën TemA, nga Ergys Mërtiri,
mbi qeverinë e re, zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe zhvillimet në kampin
opozitar.
No comments:
Post a Comment