Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 1, 2025

Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

Regjisori legjendar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike.

 


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh prekës, duke e cilësuar atë si “babain e kinemasë shqiptare”, autorin e shumë filmave që kanë shënjuar historinë e ekranit shqiptar dhe një figurë të dashur për publikun e gjerë.

Kryeministri e kujton Anagnostin edhe për lidhjen e tij të fortë me Vlorën dhe Jalën, ku gjeti gjithmonë prehje pranë detit dhe natyrës.

 

“Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, mbyll mesazhin kreu i qeverisë.

 

Postimi i plotë:

 

Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart🥺

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master🙏

 

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot