Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.
“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as
sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri
i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i
drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë
e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të
bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në
këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh
ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria
e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e
SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe
shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë,
intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për
paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të
tjera.
No comments:
Post a Comment