Ish- deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Parlament.
Sula tha për Vizion Plus se
Partia Demokratike sot është shndërruar në parti personale të Sali Berishës, e
cila nuk arrin më të ngjallë shpresë apo të mobilizojë qytetarët.
Ai nënvizoi se disa zëra brenda
Partisë Demokratike kanë kërkuar protesta, por nuk janë realizuar, pasi nuk
kanë mbështetjen e qytetarëve.
Si është e mundur që edhe nuk i
njohim zgjedhjet edhe do të shkojmë në parlament? Si duhet kuptuar kjo?
Sula: Kjo është për të ardhur
keq. Rruga që po ndjek opozita është rrugë pa krye. Dhe kjo rrugë pa krye ka
filluar të paktën që në shkurt të 2019 me djegien e mandateve dhe me mos
pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore. Kam thënë një shprehje unë që PD është e
dënuar me 10 vite heqje lirie, por pa të drejtë fare lirimi me kusht. Këta janë
të dënuar të rrinë në opozitë. Por nëse nuk ke reflektuar nga veprat që ke
kryer dhe nuk ke nxjerrë mësime për zgjedhjet e reja që do përballesh, vazhdon
je në të njëjtën situatë. Dhe fatkeqësisht as nuk i njohim zgjedhjet dhe prap
shkojmë atje në parlament. Një forcë politike ka disa mënyra si të rrëzojë
qeverinë, një ose e fiton me votë ose rrëzon me revolucion, dalin qytetarët në
rrugë si në çdo shtet tjetër. Por këtyre nuk i shkojnë njerëzit nga mbrapa. Nuk
kanë shpresë. Këto janë problemet.
Por siç tha dhe z.Berisha,
Partia Demokratike do të ekzistojë. Do
të përdorë çdo formë dhe mjet, por vendimet se si dhe në çfarë mënyre, duket
sikur u deleguan për forume të tjera. Po këtë qëndrim si e shihni?
Sula: Protesta dhe gjëra të
tjera që ka bërë Lulzim Basha nuk ka për të bërë më Sali Berisha, për shkak të
frymës, shpresës gjallë e shumë gjëra të tjera. Sipas informacioneve të miat,
ka pasur zëra që kanë kërkuar protesta. Por nuk mbledhin dot njerëz. Aty ka
vdekur gjithçka. Partia nuk është më parti e demokratëve, por parti e z.
Berishës dhe njerëzve afër Berishës. Ai e përdor si të dojë. Fakti që e tha dhe
sot se nuk do të japë dorëheqje. Ka kryer kjo punë. Mua më vjen keq si qytetar
dhe demokrat, se ajo parti duhet të ishte në pushtet, por figura si Berisha dhe
disa të tjerë e kanë denigruar këtë forcë politike. Kanë ngelur vetëm servilat
ata që i lëpihen. Kjo është e dëmshme dhe për shoqërinë jo vetëm për partinë.
No comments:
Post a Comment