Për ndryshimin e status quo-s në të cilën ka hyrë vendi, Dashamir Shehi pati dhe disa këshilla për opozitën.
Sipas Shehit, opozita duhet të
mbajë rreth vetes njerëz të ndershëm dhe të zotë, teksa ngulmoi se është shumë
e rëndësishme që të prishet marrëveshja e 2009 mes Ramës dhe Berishës që mban
në këmbë këtë sistem.
“Opozita duhet të japë një
shembull që të mbajë ata më të ndershmit, më të zotët, dhe jo ata mbas
kryetarit se nuk vjen njeri nga mbrapa atje poshtë. Sepse edhe ky është difekt
opozitar. Gjithnjë është kjo fjala bashkim, do bashkohemi rreth teje? Jo do të
bashkohemi për idetë.
Ta rrëzojmë marrëveshjen e
pistë 2009 Rama e Berisha. Po si vjen mirë Berishës nuk bashkohet për këtë punë
se ai e ka bërë. Më shumë ai e ka bërë se ishte kryeministër.
Nga ky sistem vjen dhe forma
politike. Po të ishte një ligj tjetër do të kishim një situatë tjetër. Opozita
ka 10 vjet që humb vota rrugës për shkak të këtij ligji dhe nuk do ta
ndryshojë. Ditën që ndryshohet ky ligj bie absolutizmi i liderit të partisë”,
tha Shehi në A2 CNN.
"Beteja e opozitës duhet
të jetë me Edi Ramën dhe jo me Altin Dumanin. Këta zotërinj për herë të parë
kanë thërritur disa njerëz nëpër gjyqe që të tjerët nuk e kishin bërë deri më
sot. Uroj që nga kjo histori të dalë diçka", shtoi Shehi.
Ai tha se nuk ka njohuri
personale për Altin Dumanin dhe nuk e sheh si armik të opozitës. Ai theksoi se
opozita ka bërë gabim duke sulmuar organet e drejtësisë, duke krijuar idenë se
Prokuroria përfaqëson një kërcënim ndaj tyre.
"Kush është i ndershëm nuk
ka pse të trembet nga Prokuroria," tha Shehi.
Ai kujtoi eksperiencën e tij të
gjatë me sistemin e drejtësisë. “Se po të ishte për t’u futur në burgje, këtu
duhet të ishin futur gjysma e atyre që kanë qeverisur vendin,” shtoi ai.
Shehi mbështeti hetimet e
SPAK-ut, duke vlerësuar që për herë të parë disa figura po përballen me ligjin.
Ai e cilësoi këtë një hap pozitiv për drejtësinë, duke nënvizuar nevojën që
opozita të fokusojë energjitë te qeveria aktuale dhe jo te organet e hetimit.
No comments:
Post a Comment