Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 10, 2025

Rama i ka mundur si ligjin dhe virtytin!

Ajo që po ndodh me “Focus Group”, pra News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare nuk është ndonjë gjë e re nga pikëpamja e precedentit apo fenomenit të marrëdhies së qeverisë aktuale me mediat apo biznesin e qytetarët.

 


Qeveria sot të mban e nesër të hedh, qofsh biznes, media, individ, politikan, bashkëpunëtor, gazetar, opozitar etj.. Për të qënë të sinqertë jo qeveria, por shefi i saj. Se qeveri nuk ka më në kuptimin e ministrave që mbajnë përgjegjësi para kushtetutës dhe ligjit. Të gjithë japin llogari e mbajnë përgjegjësi para Kryeministrit e askujt tjetër. As para Parlamentit që nuk është asgjë tjetër vetëm “pasatempo” e Kryministrit dhe noter ligjor i c’ka i hypën në mëndje atij. As Komisionet Hetimore nuk luajnë dot më rolin që u ka caktuar tradita demokratike, as interpelancat nuk vlejnë përvecse për gallatë mesjave e as komisionet parlamentare nuk ndryshojnë dot sjelljen e qeverisë.

 

Qeveria është jashtë çdo kontrolli demokratik. Thjeshtë sundon, e në këto raste qeveria nuk është qeveri por një instrument formal i Kryeministrit. Pra një njeriu. Të tjerëet sillen verdallë kot si “shefa ne bahcet e tyre” për sa kohë i pëlqejnë Atij! Po bënë ndonjë gabim nga mëndjelehtësia, zëvendësohen nga ca tipa si Gent Caka, nëse e mban mend njeri. Biles edhe Batoni do ja ketë fshirë numrin! Kjo gjëndje nuk është e përkohshme por është shndërruar në sistem. Të gjithë e dijnë vendin e tyre.

 

E meqënëse jemi tek rasti I djeshëm i “Focus Group”, banaliteti për të hyrë në detaje është kërcënim për ti ikur thelbit të cështjes. Edhe sikur qeveria të ketë të drejtë formalisht dhe ligjërisht, c’ka do kuptohet në ditët në vijim, problem qëndron në pyetjen pa përgjigje: a është vetëm “Focus Group’ i vetmi subjekt mediatik në shkelje të ligjit? E meqë për koincidencë qëlloi që pronari i Focus Goup të jetëi njëjti me atë të resortit në Golem që IMT i prishi një pjesë pa leje ndërtimi, lind një pyetje. A ishte dhe është i vetmi resort e ndërtim në shkelje të lejes së ndërtimit në Shqipëri pikërisht ai i sipërpërmenduri?! Apo ka dhe të tjerë që ndërtojnë kulla mbi kulla, por që nuk prishen por legalizohen?! Pse disave u shkon fadroma, ndërsa të tjerëve fatura?!

 

E meqë jemi tek mediat, sa media kanë përfituar objekte shtetërore, dhe a janë të gjithë kontratat në përputhje me ligjin, apo ndonjëri edhe i ka gllabëruar?! E më keq akoma, sa grupe kriminale kanë investuar në turizëm paratë e trafiqeve, ndërkohë që Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave merret me qërim farash kungulli në zyrat e qeverisë?!

 

Përgjigje nuk ka, pasi standarti i dyfishtë i Kryeministrit e qeverisë është një listë aq e gjatë faktesh publike, saqë përgjimet mijëra faqesh të SKY ECC do na dukeshin si mesazhet e kompanive celuare të tipit “Mirëserdhe në Shqipëri. Përfitoni nga tarifat tona turistike”! E pra thelbi i çështjes nuk ka të bëjë nëse je fans i News24 apo mik i Irfan Hysenbelliut, por mënyra si veprohet prej kohësh në këtë vend. Vendos një njeri, se kur, pse e cfarë e gjen një biznesmen, botues, pronar bujtine, bar-kafeje etj.. Ky njeri ka në dorë dhunën (i) legjitime që i jep ligji, por kur ligji zbatohet sipas midesë së tij, dhuna shndërrohet në ilegjitime. Dhe legjitimiteti e sovraniteti i qeverisë nuk është cështje votash. Është cështje parimi drejtësie të tipit “ligji është i barabartë për të gjithë”, që në fjalorin filozofiko-juridik të qeverisë është përkthyer në versionin Orwellian, “në fermen tonë, të gjitha kafshët janë të barabarta, përvec disave që janë më të barabarta se të tjerat”i

 

Montesquieu tek Fryma e Ligjeve, njëfarë traktati filozofik mbi demokracinë post monarkiste, shkruante se historia e rendeve politike është si në vijim; 1) rregjimet despotike të antikitetit që nuk kishin asnjë kufizm në qeverisje përvec vullnetit të despotit; 2) monarkitë që kishin kufizim të ligjit hyjnor, pra kufizim moral pavarësisht nga roli qëndror i monarkëve në qeverisje; 3) demokracitë kushtetuese që bazohen tek ndarja e pushteteve dhe virtyti. Natyrisht që ndarja e pushteteve shërbente sipas modelit të Kushtetutës Amerikane, si garanci që askush mos ishte mbi ligjin, pra mbi tjetrin, asnjë individ a as qeveria apo individi që drejton qverinë. Askush! Të gjithë të barabartë para ligjit!

 

Kushtetuta e 1998 përcaktoi pothuaj në mënyrë shume korrekte parimin e ndarje së pushteteve që u përdhos nga ndryshimet e 2008 e reforma centralizuese territoriale e 2014. Por ndrshe nga parlamenti dhe vetë-qeverisja vendore, ende mbahet në këmbë drejtësia me të cilën sic shkruante The Economist, Kryeministri është i pakënaqur pasi e sheh si pengesë për zotërimin total të vendit. Nëse Rama arrin që ta dekurajojë apo godasë haptazi edhe SPAK e segmentet e tjera të drejtësië, mund të themi se të drejtat e njeriut në Shqipëri do katandisen si fletët shoqeruese të ilaceve ku shkruhen me mijëra gërma për efektet anësore, që nuk ekzistojnë. Shkruhen veçse që kompanitë farmaceutike të jenë në rregull në çdo rast në rast komplikacionesh të pacientit!

 

Ndaj problemi nuk është vendosja e shiritit ndal policia, apo letrat e shoqatave të gazetarëve nga jashte e Brenda vendit! Thelbi qëndron nëse do vazhdojmë të ecim një hap para e dy pas, apo ti qëndrojmë dhjetorit të 1990 e kushtetutës së 1998 për një Shqipëri europianiste me apo pa puthjet e Melonit!

 

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot