Hamasi ritheksoi se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, duke ju përgjigjur kështu një prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza.
Grupi i armatosur palestinez tha se po i përgjigjej
deklaratave të të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e
Mesme, Steve Witkoff, se Hamasi kishte “shprehur gatishmërinë” për të dorëzuar
armët.
Izraeli e konsideron çarmatosjen e Hamasit si një nga disa
kushtet kryesore për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.
Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të
siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar. Ditët e
fundit, qeveritë e disa vendeve arabe i kanë kërkuar Hamasit të çarmatoset dhe
të dorëzojë kontrollin e Gazës, pasi perëndimorët, përfshirë Francën dhe
Kanadanë – njoftuan planet për të njohur shtetin e Palestinës.
Mbretëria e Bashkuar tha se do ta bënte këtë nëse Izraeli nuk
përmbushte disa kushte deri në shtator.
Në një deklaratë, Hamasi tha se nuk mund të hiqte dorë nga e
drejta për “rezistencë dhe armët” nëse nuk krijohej një “shtet palestinez i
pavarur, plotësisht sovran me Jeruzalemin si kryeqytet”.
Nga ana tjetër gjenerali Eyal Zamir i Forcave Mbrojtëse të
Izraelit (IDF) paralajmëroi se nuk do të ndërpriten aksionet në Gaza, nëse
dështojnë negociatat për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen
nga Hamasi.
No comments:
Post a Comment