Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për të ardhmen e tij në Partinë Demokratike dhe për drejtimin e partisë nga Berisha, duke lënë të kuptohet se ai vetë nuk e kërkon dorëheqjen e Berishës, pasi thotë se nuk ka patur zgjedhjet të lira.
Ylli Rakipi: Ç’do të bëjë Ervin
Salianji tani? Ka një vend për Salianjin në PD? Me fjalë të duan të gjithë,
sidomos kur je në burg. Edhe të vdekurit na duhen shumë si popull. Por edhe kur
janë në burg, i përdorin. Tani dole ti. doktorin e pyetën dje, Salianji
ç’detyrë do të marrë, se ai i ndan aty detyrat. Doktori tha është nënkryetar i
grupit parlamentar. Fillova të qesh, se ti në Parlament nuk lejohesh. Tani si e
mendon ti, ai është një vend ku ke hapësira të plota?
Ervin Salianji: Unë jap
kontribut aty dhe e shoh si instrument për interesin publik. Unë, siç e keni
ndjekur, kam vijuar aktivitetin po njësoj, kam qenë në takime, kam marrë pjesë
te inaugurimi i shtatores së Josif Budës, kam bërë takime, kam qenë në media,
etj.
Ylli Rakipi: Po këto i bëje
edhe përpara 10 muajve. PD doli e dërrmua nga zgjedhjet. Ç’duhet të bëjë tani
kjo parti? Ka një heshtje totale. Nuk guxon njeri të kërkojë analizë apo larg
qoftë, dorëheqjen e doktorit.
Ervin Salianji: Unë kam parë
disa deputetë që kanë kërkuar, pra PD nuk është si PS që nuk ka zëra që
kërkojnë ndryshim. Ka disa deputetë, kam dëgjuar Dash Sulën, Ferdinand…
Ylli Rakipi: Dash Sula dhe
Ferdinand Xhaferraj kanë ikur nga aty…
Ervin Salianji: Ajo parti nuk
është repart. Nuk është si PS që i mbush ai me njerëz që nuk i njeh njeri, pa
kontribute në publik, pa kontribute personale.
Ylli Rakipi: A mund të jetë PD
fituese nën drejtimin e Sali Berishës?
Ervin Salianji: PD duhet të
bëjë gjithçka të garantojë që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, te ndershme
dhe të barabarta. PD duhet të dijë ti përgjigjet pyetjes shumë shpejt, pasi të
mbarojë denoncimi i parregullsive zgjedhore, se si do ta rrëzojë qeverinë. Me
zgjedhje? Me lëvizje? Me presion në rrugë? Me protesta? Me ndërkombëtarë? Kjo
është pyetja që duhet ti përgjigjet PD dhe që unë sot i kam pyetje.
Ylli Rakipi: Berisha i ka marrë
ato që i duhen, vulën dhe 50 deputetë. A mundet PD të jetë fituese nën
drejtimin e Berishës? Unë mendoj jo, po të pyes ti ç’mendon? Mos ju shmang.
Ervin Salianji: Në politikë, ka
një mënyrë se si matet fiton apo jo vota, nuk mbetet në vullneitn e një
individi nëse duhet të rrijë apo të ikë, apo çfarë them unë. Sali Berisha duhet
që kur të garantohen zgjedhjet të lira dhe të ndershme në këtë vend…
Ylli Rakipi: Po kush e garanton
ndershmërinë e zgjedhjeve?
Ervin Salianji: OSBE -ODHIR, e
ke parë raportin?
Ylli Rakipi: Ka sa të duash
vërejtje.
Ervin Salianji: Përdorimi i shtetit
në funksion të zgjedhjeve.
***
Ervin Salianji e përshkroi
burgun si "një vijë që e ndan nga vdekja".
"Privimi i lirisë, një
vijë e ndan burgun nga vdekja. Je i izoluar, ke një afat shyqyr Zotit, por në
kuptimin e jetës, është një periudhë ngrirje. Është një periudhë e fikur në
jetën e njeriut, përpiqesh të gjesh mënyra.
Të gjithë që po themi, që dalim
në publik dhe kemi kujdes për interesin publik, i shohim edhe qeniet njerëzore
si mekanizma, por të gjithë janë njerëz. Qëllimi është rehabilitimi. Se çfarë
duhet të rehabilitohesha unë dhe të më hiqej mandati dhe të largohesha nga
zgjedhjet, kjo e bën më të rëndë.
Funksionet vijnë dhe ikin, nuk
lind njeri deputet. Padrejtësia e një vendimarrje, ta bën më të vështirë
vuajtjen e dënimit, koha nuk është e njëjta aty. Nuk ke mundësi të lëvizësh. Ke
një televizor të vogël 32’ që e kanë të gjithë të burgosurit. Janë këto
elementët pastaj që në jetën e përditshme nuk i mendon por i merr të
mirëqëna", tha ndër të tjera Salianji.
I pyetur nëse në burg kishte
personazhe "vip", Salianji tha se kishte persona që përmenden në
studio televizive.
"Këta qe permendni ju, po
plot kishte. Burgu ka më shumë se 800 vetë. Nuk jam nga këta që po takove… Edhe
ata çuna që janë nën hetim, se nuk janë dënuar, janë aty, që është bërë si e
famshme kjo 5D. Edhe persona të tjerë që kam denoncuar në publik kanë qenë aty.
Në burg nuk shkon për t'u marrë çfarë ka bërë njëri dhe tjetri", tha
Salianji.
No comments:
Post a Comment