Në një intervistë për podcastin N’xhiro me Syçin, Endri Shabani, bashkëthemelues i nismës “Shqipëria Bëhet”, komentoi përçarjen e fundit në koalicionin që dikur premtonte 71 mandate dhe përfundoi me krizë legjitimiteti brenda listës së mbyllur.
Në qendër të debatit është
kandidati Zeqir Kordhoni, i cili sipas Shabanit nuk ishte planifikuar për të
qenë në listë, por u përfshi në moment të fundit për të plotësuar kuotën
gjinore. "Kur kemi dorëzuar listën më 11 maj, ai nuk ishte aty. Por për
shkak të rregullave për përfaqësimin gjinor, u fut për të mbushur
boshllëkun," tha Shabani.
Kriza u thellua pas deklaratës
publike të Adriatik Lapajt, që premtoi se “nëse marrim një mandat, unë nuk
bëhem deputet.” Sot, situata është ndryshe: mandati mund t’i kalojë një
kandidati që s’e ka dhënë dorëheqjen.
“Ka një keqkuptim. Të gjithë
kandidatët kanë dorëzuar dorëheqjen, por KQZ nuk i ka shqyrtuar ende. Nëse nuk
njihen, atëherë faji është institucional,” sqaroi Shabani.
Ai e quajti situatën “të
panevojshme dhe të dëmshme për publikun”, por këmbënguli se zgjidhja kërkon
integritet: “Kjo artific nuk ishte mashtrim, por kërkon që të gjithë të mbajnë
fjalën.”
No comments:
Post a Comment