Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka mbyllur vizitën e tij në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka
publikuar edhe një foto teksa e përcjell presidentin dhe shkruan: “Mirëardhsh
mik i shtrenjtë”.
Rama e nderoi Presidentit të
Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan me titullin “Ylli i
Madh i Mirënjohjes Publike”.
Nderimi iu rezervua kreut të
Emirateve në vizitën e tij të dytë në Shqipëri, që kryeministri Rama e
përshkroi si kthim për të parë nëse shkon gjithçka mirë në shtëpinë e të
afërmve të vet.
Në fjalimin e nderimit të tij
me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh
Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 2019.
No comments:
Post a Comment