Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, July 17, 2025

Berisha tha që Rama mori hak se votuan PD - Si qëndron e vërteta e votave në Theth?


Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ditën e sotme se Edi Rama u hakmorr ndaj banorëve të Thethit, sepse në zgjedhjet e 11 Majit ata votuan PD.


Që Berisha gënjen nuk është as e re, as çudi, por si qëndron e vërteta e votave në kutinë e Thethit?

 

 

Sipas të dhënave të KQZ, në Theth PD ka dalë e dyta, e ndjekur nga PSD e Tom Doshit, ndërsa PS ka marrë 388 vota.

 

Ndërkohë që PD ka marrë 259.

 

Nëse shifra e Berishës, është më e lartë se ajo e PS në Theth, kjo pastaj ngelet për të ndryshuar konceptet matematikore, që PD e drejtuar prej tij edhe mund t'i bëj në të ardhmen.

 

Berisha është mjeshtër i manipulimit, edhe kur faktet janë të qarta. Madje, nëse faktet ekzistojnë, sipas filozofisë së tij, aq më keq për faktet.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot