Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN. Ajo theksoi se, në bazë të marrëveshjes, mandati i deputetit i takonte Lapajt dhe se, në vend të Shabanit, ajo nuk do ta pranonte kurrë mandatin, edhe nëse diferenca mes tyre do të ishte vetëm një votë.
“Unë i njoh që të dy. Por në
këtë rast, në bazë të marrëveshjes që ata kanë, mandati i takonte Lapajt. Po të
isha në vend të Shabanit, një votë sikur të ishte diferenca, nuk do ta pranoja
mandatin”, deklaroi Kocaqi.
Ajo kritikoi ashpër kulturën
politike në Shqipëri, duke e cilësuar si të mbushur me mungesë të burrërisë dhe
besnikërisë.
“Problemi është se në politikën
shqiptare nuk ka burrëri, nuk ka besnikëri dhe vuajmë. Politika nuk është
imorale. Politikën imorale e kanë bërë meshkujt imoralë në politikë,” tha
Kocaqi, duke shtuar se vetë politika si proces nuk duhet demonizuar për shkak
të sjelljes së individëve.
No comments:
Post a Comment