Krisja mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt ndezi një debat të gjerë në opinionin publik. A ishte kjo një përplasje egosh apo një përplasje parimesh.
Për Top Channel, Endri Shabani zbulon prapaskenat e konfliktit, vizionin e tij politik dhe mundësinë ose jo për një bashkimi në të ardhmen.
“Grabitja e rezultatit si produkt e një njeriu të vetëm,
padyshim që krijoi një klimë tensioni.
Ky debat nuk ka qenë kurrë për një mandat, debati ishte për
standardin. Z. Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj
votuesve të vetë.
U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për
karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky zotim. La një zhgënjim
dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’.
Ka një vitë që u kalua me kërcënimet. Pas kërcënimeve të
aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze
nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje.
Unë personalisht do të doja të mos shkojmë deri aty… Ky
debat mos të shkojë në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, ndërkohë
që publikut me transparencë totale t’i tregojmë ç’po bëhet dhe ku po shkojmë.
Znj. Kleana Xhuveli ka revokuar dorëheqjen, ka kërkuar
mandatin e deputetit. E fejuara ime ka dhënë dorëheqjen. Nëse njihen revokimet,
sot Kleana Xhuveli do të jetë deputete e Nismës Shqipëria Bëhet.
Për shkak të dështimit të këtij koalicioni, ajo do të jetë
përfaqësuese e Shqipëria Bëhet dhe ne heqim dorë nga mandati dhe ky koalicion”,
tha ndër të tjera Shabani.
No comments:
Post a Comment