Në një episod të fundit të podcastit “Nxhiro me Syçin”, analisti Ilir Kulla komentoi aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike në zona turistike si Thethi, Vlora apo Saranda. Kulla e cilësoi ndërhyrjen në Theth si të ligjshme, por shtoi se koha e zgjedhur, mes sezonit turistik mund të diskutohet. Ai tha se fenomeni i uzurpimit të territoreve në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos brenda parqeve kombëtare që, sipas tij, janë nga të paktat pasuri të mbetura natyrore në vend.
Kulla kujtoi transformimin e
Golemit nga një pyll i mbjellë dekada më parë, në një kaos ndërtimor, duke
ngritur alarmin se e njëjta gjë po ndodh edhe në zona të tjera si Llogaraja.
"Po vazhduam kështu, për pesë vjet do mbetemi pa parqe", paralajmëroi
ai.
Duke ndarë përvoja personale
nga Afrika, Estonia dhe vende të tjera, Kulla theksoi se respektimi i ligjit
dhe edukata mjedisore janë thelbësore, jo vetëm për të qenë pjesë e Europës,
por për të siguruar një të ardhme për fëmijët tanë. “Një pemë është më e
vështirë për t’u krijuar sesa një pallat për t’u shembur”, tha ai, duke i bërë
thirrje parlamentit të ri që të ketë mbrojtjen e territorit në qendër të
agjendës.
No comments:
Post a Comment