Partizani ka një mision të qartë të enjten në “Air Albania”: kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në Estoni ndaj Nõmme Kalju, gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit në Tiranë.
Për të arritur objektivin,
klubi i kuq i bën thirrje të hapur tifozëve: Na duheni më shumë se kurrë!
Në një përpjekje për të pasur
sa më shumë mbështetje në stadium, Partizani ka vendosur të ulë çmimet e
biletave – vetëm e vetëm që në tribuna të mos mungojë zemra e kuqe, mbështetja
e sinqertë, energjia që mund të bëjë diferencën.
Kualifikimi është i arritshëm,
por vetëm nëse Partizani luan me një “lojtar” më shumë në fushë: tifozin!
No comments:
Post a Comment