Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, July 27, 2025

Gjeniu që hesht në vapën e vetmisë së madhe

Nga Haxhi Isufi

 


GJENIU

 

Në mes të kësaj vape m’u kujtua romani “Dimri i Vetmisë së Madhe”, shkruar nga Gjeniu i letrave shqipe. Dhe më shkoi mendja: sikur Gjeniu të shkruante “Vapa e Vetmisë së Madhe”, ndoshta ky libër do të ulte paksa temperaturat e larta që po masakrojnë bujqësinë në vendin tonë.

 

Dhe, ashtu kot fare (në këtë vapë), m’u kujtua se si Gjeniu i madh nuk foli as shkroi dy fjalë në këto tridhjetë vite për hallet tona!

Si nuk shkroi dy fjalë Gjeniu për zaptimin e pronave të shqiptarëve nga vetë shqiptarët?

Si nuk shkroi dy fjalë për ’97-ën dhe luftën e shqiptarëve me mullinjtë e erës, ku pati viktima vetëm shqiptarë?

Si nuk shkroi dy fjalë për ndërtimet pa leje të një shteti që vetë i miraton dhe vetë i shemb?

Si nuk u ndje fare për tentativën e ndarjes së Kosovës?

Si nuk shkroi asnjë fjalë për ndarjen e detit me Greqinë?

Si nuk shkroi për vonesën e tejzgjatur të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian?

Si nuk shkoi asnjëherë në Qafë Botë, për përkujtimin e dëbimit me dhunë të çamëve nga trojet e tyre?

Si nuk tha dy fjalë për kryeministrat apo presidentët shqiptarë që na kanë qeverisur?

Si nuk shkroi për shitjen e mediave dhe degjenerimin e tyre?

Si nuk tha një fjalë për braktisjen masive të vendit nga të rinjtë që po ikin nga sytë këmbët?

 

Kam pafund pyetje për Gjeniun.

Mos vallë po i bie në qafë kot? Ndoshta ka shkruar, dhe unë nuk di gjë.

Por Gjeniu do bënte mirë të ndihej i gjallë sa është gjallë. Sepse deri tani, në këto 30 vite, më kujton piratët në kërkim të arit – dhe ky, në kërkim të Oskarit.

 

Mos i merrni seriozisht fjalët e mia… është vapë. Dhe në vapë njeriu flet edhe budallallëqe.

Në Shqipëri – përveç Gjeniut.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot