Ditën e sotme është etapa e fundit e konkurimit për drejtuesin e ardhshëm të Byrosë Kombëtarë të Hetimit dhe më konkretisht faza më e rëndësishme. Kandidatët do t’i nënshtrohen asaj që quhet “testi i së vërtetës” ose siç njihet, fazën e poligrafit.
Byroja
Kombëtare e Hetimit duke qenë se në letra është një “copy-paste” e FBI
Amerikane aplikon këtë test për një sërë funksionarësh të saj, e specifikisht
për drejtuesin. Poligrafi ose makina e së vërtetës, pasi është lidhur më trupin
e njeriut, arrin të dallojë “vibrimin” në përgijgjet e pa vërteta që po jep i
intervistuari. Dhe pas kësaj fazë, zgjidhet edhe drejtuesi i ardhshëm i FBI
Shqiptare.
Nuk
e dimë se cilat janë pyetjet që komisioni i drejton aplikantëvë, dhe nuk dimë
nëse janë pyetje standarde të njëjta për të gjithë, apo sëcilit pyetjet që i
takojnë për jetën dhë karrierën e tij. Por ajo që dimë mesiguri, janë pyetjet
që do ta bënin poligrafin të “vibronte” në rast se do t’i drejtoheshin
aplikantit Joni Keta.
Duke
qene se flitet për drejtuesin e ardhshem të FBI Shqiptare jemi të interesuar të
dimë se si do reagonte poligrafi ndaj pyetjeve më poshtë, drejtuar Joni Ketës:
1-Keni
në rrethin tuaj familjar persona të përfshirë në trafik drogë dhe pastrim
parash?
2-Jeni
ju në dijeni që kunati yt Alban Peza është i dënuar për trafik heroinë në
Greqi?
3-Keni
ju dijeni që kunati yt Alban Peza është arrestuar për kontrabandë nafte në
Shqipëri?
4-Dispononi
ndonjë informacion që kunati yt është arrestuar për pengmarrje?
5-A
ke marrë para në “cash” nga palë të treta për restaurimin e banesës tënde?
6-Ju
është ofruar apo ju keni pranuar dhuratë ndonjë mjet motorrik?
7-A
ke udhëtuar në disa raste me avion charter privat dhe nëse po, cili është
burimi i paravë të këtyrë pagesave?
8-Cili
është burimi i pagesave të pushimeve luksozë që kaloni në jahte?
9-Ke
pranuar ndonjëherë rrushfet të çfarëdolloj forme për të shmangur procedurat
gjatë ushtrimit të detyrës si Oficer i Policisë Gjyqsorë?
Këto
janë pyetjet që ne si redaksi jemi të bindur që do ta bëjnë poligrafin të
“vibrojë” në rast se i drejtohen konkurentit Joni Keta.
Në
betejën me krimin dhe në “luftën” që vendi ynë ka përpara për tu bërë pjesë e
familjes europiane, pozicioni i drejtuesit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit
përveçse luan një rol kyç në gjithë këto procese por duhet të jetë një figurë
që as individi dhe as poligrafi të mos e bëjnë t’i “vibrojë” zemra për shkak të
të kaluarës së tij.
Në
emër të transparencës në këto kohë të trazuara që kanë goditur besimin e
njerëzve tek institucionet në përgjithësi dhe tek ato të drejtësisë në veçanti,
do të apelonim që kjo fazë e konkurimit, pra testi i së vërtetës të
transmëtohet LIVE. Publiku ka të drejtë të dijë se kush do ta drëtjojë FBI
Shqiptarë. A do të jetë një Hoovër si në SHBA, apo do të zgjedhin “kunatin e
Al(ban) Kapones”.
Publiku
ka të drejtë ta dijë të vërtetën!
No comments:
Post a Comment