Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa.
Konkretisht, sipas letrës së siguruar nga TCH, ai i kërkon KQZ
të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të
paraqitura në datë 11 maj 2021, në përputhje me vullnetin e kandidatëve, dhe të
vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në
listën e hapur.
Pak ditë më parë, një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni, i
renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien
për të marrë mandatin e ligjvënësit Adriatik Lapajt.
Në një shkresë depozituar në KQZ, kandidati që në CV e tij
deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, duket se nuk
mban mend se çfarë ka firmosur dhe i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se
çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.
Një lëvizje e tillë e beftë para se kryekomisioneri shtetëror
të shpërndajë mandatet për qarkun Tiranë, duket se ka një prapavijë politike.
Më shumë se sa ambicie personale e Zeqir Kordhonit, duket se
është një taktike e Endri Shabanit, për shkak të lidhjeve familjare ndërmjet
tij dhe kandidatit dhe kjo goditje brenda të rinjve duket se ka një arsye të
fortë.
Adriatik Lapaj nuk e dha dorëheqjen ashtu sikurse ishte zotuar
publikisht, por me vullnet të lirë apo jo, aleti i tij në koalicion, duket se
po e detyron të zgjohet nga ëndrra e mandatit parlamentar.
Shkresa e plotë e Shabanit:
I nderuar Z. Komisioner,
Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma
Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025
dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve.
Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po
krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke
u kthyer në telenovelat e verës.
Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve
të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt
për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një
shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit
e tyre në parlament.
Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi
në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod
zgjedhor anti-demokratik. Ne e sfiduam këtë përpjekje duke e ccuar ccështjen në
Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas duke u detyruar të përdornim një artificë, e
cila gjithësesi është brenda hapësirës që na jep ligji.
Prandaj, për të vendosur një standard demokratik në Shqipëri,
do duhet të krijohen kushte kur partitë politike të garojnë me lista të hapura.
Dhe për këtë qëllim, kërkoj nga KQZ-ja që të njohë dorëheqjet e dorëzuara me
datë 11 Maj 2025 nga 46 kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit tonë, të
cilët me vullnet të plotë deklaruan se nuk synojnë të marrin mandatin e
deputetit.
Dua t’ju rikujtoj se veprimet tona janë marrë në bashkërendim
të plotë me KQZ-në. Pikërisht për këtë arsye insistojmë që KQZ-ja të veprojë në
përputhje me praktikën e mëparshme të tij, ku dorëheqjet e paraqitura janë
njohur pa pengesa apo interpretim selektiv. Çdo devijim nga ky standard në
rastin tonë do të përbënte jo vetëm shkelje të parimit të barazisë, por do të
cënonte besueshmërinë e institucionit.
Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:
Të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të
mbyllura të paraqitura në datë 11 Maj 2021, në përputhje me vullnetin e
kandidatëve;
Të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të
renditur i pari në listën e hapur, në përputhje me ligjin dhe normat
demokratike;
Të mos lejojë asnjë manipulim apo vonesë që do të përbënte
mungesë respekti ndaj 65,000 qytetarëve që i besuan koalicionit tonë dhe
kandidatëve tanë.
Besojmë se nën drejtimin tuaj, KQZ do të qëndrojë në lartësinë
e misionit të saj për të mbrojtur procesin demokratik dhe për të mos lejuar
asnjë devijim nga vullneti i votuesve.
Me respekt, Endrit Shabani
No comments:
Post a Comment