Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai u ndal te ngjarjet e “21 janarit”, ku katër qytetarë të pafajshëm, protestues në bulevard, u ekzekutuan para godinës së kryeministrisë.
Sipas Beqirit, kjo dosje është e kopsitur me prova dhe fakte,
ndërsa shtoi se urdhëruesi i vrasjeve të qytetarëve në bulevard është
ish-kryeministri, Sali Berisha.
“Shteti i së drejtës nuk po funksion siç duhet dhe organet e
drejtësisë, duket sikur kanë kaluar në ekstrem, që është e rrezikshme për
shtetin e së drejtës. Goditjet po i bëjnë selektive, po marrin dosjen
“Partizani” dhe po lënë çështje të tjera, që janë të rënda dhe më pasoja dhe
për korrupsion shtetëror me miliarda euro.
Po përdoren metodat e frikësimit. Berisha ka lumë akuzash. Ai ka afera të rënda
korruptive. SHBA dhe BE duhet të
ndërhyjnë. 21 janari është dosja e kopsitura me prova. Nuk ka dosja më të
hetuar bukur, me prova kaq të shumta që e implikojnë si urdhërues dhe vrasës
Sali Berishën, por nga ana tjetër është një dosje nga më të pastra”, tha ai në
“Ora e Fundit” në ABC News.
Ai foli dhe për lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç,
ndërsa shtoi se kjo dosje fakton rrethanat se si agjentura serbe arriti të
korruptonte ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe personat e tjerë të lidhur me
familjen e Sali Berishës.
“Dosja e Fazlliç, ajo mund të quhet dosja e pastër serbe në
Shqipëri, pra se si Serbia me agjenturën saj korruptoi jo vetëm kryeministrin e
vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me familjen e Berishës, dhe i
përdori ata në disa plane: si grup i strukturuar kriminal për të ndërtuar
dosjet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK dhe ashtu i bën provat siç i donin
serbët. Sali Berishën e pret burgu i
përjetshëm”, pohoi ai.
No comments:
Post a Comment