“Nuk po kërkoj një armëpushim, ne po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim, një fund të vërtetë të luftës midis Iranit dhe Izraelit”. Kështu u shpreh Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pasi zbarkoi në Uashington, nga takimi i G7-ës në Kanada.
Ndërkohë, mediat raportojnë se
presidenti Donald Trump po shqyrton dërgimin e Steve Witkoff ose JD Vance në
Teheran për t’u takuar me zyrtarë iranianë, raportoi gazetarja e CBS News,
Jennifer Jacobs, e cila udhëtoi me bordin e Air Force One nga Kanadaja.
“Nëse i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme
apo zëvendëspresidenti i SHBA-së do të vendosen në Teheran “do të varet nga ajo
që ndodh kur të kthehem” në Uashington DC, tha Trump më herët sot. Teherani,
porositi Trump duhet të heqë dorë plotësisht nga armët e tij bërthamore. Shefi
i Shtëpisë së Bardhë theksoi se gjithashtu se Izraeli nuk do të ngadalësonte
sulmet e tij ndaj Iranit. “Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme. Do ta mësoni.
Askush nuk është ngadalësuar ende”, tha Trump në Air Force One.
Sulmet e ndërsjella mes
Izraelit dhe Iranit vijojnë. Sot mësohet se është kryer edhe një sulm
kibernetik ndaj bankave iraniane, duke paralizuar operacionet financiare. Iran
International, një faqe interneti e afërt me qarqet e opozitës iraniane jashtë
vendit raportoi zhvillimet e fundit. Sulmi kibernetik është regjistruar ndaj
bankave të lidhura me Gardën Revolucionare në Iran. Mediat iraniane raportuan
se të gjitha bazat e të dhënave të Sepah Bank, një nga bankat më të mëdha të
Iranit, janë fshirë në një sulm të madh kibernetik. Të gjitha bankomatët e saj
janë jashtë funksionit dhe klientët nuk mund të tërheqin para në dorë, shtuan
ata.
No comments:
Post a Comment