Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, komentoi procesin e rinumërimit të votave, duke u ndalur edhe te deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, i cili ka akuzuar për manipulime të zgjedhjeve.
Gjatë intervistës, Rada u shpreh kritik ndaj Berishës, duke
thënë se rinumërimi i Tiranës, vërtetoi se nuk ka asnjë “tren bullgar”, siç
edhe kishte pretenduar Berisha.
Gjithashtu shtoi se asnjë komisioni i PD nuk ka folur për
manipulim votash.
“Berisha dita ditës pritet të shfaqet me fantazi të reja, por
rinumërimi i Tiranës faktoi se nuk ka asnjë tren bullgar. Teknikisht asgjë nuk
ndodh nga ato që pretendon Berisha. Por ai ëshë misioni i Berishës. Akuzat e
tij, janë fantazi dhe besoj se do të nisë të shfrenohet deri ditën që do marin
pushimet. Kishte edhe një akuzë tjetër që Edi Rama dhe qeveria me valixhe
diplomatike transportojnë drogë, kjo ishte tejet qesharake." - u shpreh
ai.
No comments:
Post a Comment