Në një intervistë në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, hodhi dritë mbi përplasjen mes Iranit dhe Izraelit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një luftë fetare, por për një betejë globale për burime natyrore, ndikim dhe ekzistencë.
“Shkaku kryesor i këtij konflikti nuk është feja. Është
ekonomia. Është lufta për pasuri, për gaz, për naftë, për uranium,” u shpreh
Ramkaj. Sipas tij, religjioni është vetëm një shtresë sipërfaqësore që mbulon
interesat reale: “Njerëzit, shtetet, kompanitë, të gjithë ndjekin paranë.”
Ramkaj vuri në dukje ndarjet e thella në rajon: “Izraeli është
një shtet me demokraci pa kushtetutë të shkruar, ndërsa Irani është një
shtetokratik, me një rend të mbështetur mbi mendimin shiit.” Ai theksoi se të
dyja vendet kanë në thelb një ndikim të fortë religjioz në formimin politik dhe
institucional.
Duke analizuar retorikat politike, ai deklaroi: “Izraeli ka
frikë, ndoshta legjitime, nga një Iran bërthamor. Por edhe në Izrael ka një
retorikë asgjesuese ndaj palestinezëve.” Megjithatë, ai vlerësoi momentet e
bashkëjetesës në Jeruzalem si dëshmi se dialogu është i mundur.
“Marrëveshja Abrahamike ishte një shpresë. Atje ku ekziston
pranimi i tjetrit, ekziston dhe bashkëjetesa,” tha Ramkaj, duke përmendur se
brenda vetë Izraelit arabët përbëjnë 21% të popullsisë dhe jetojnë në paqe.
No comments:
Post a Comment