Vendosja e armëpushimit më Iranin çliroi izraelitët. Plazhet e Tel Avivit janë mbushur plot me njerëz që duan t’i rikthehen sa më parë normalitetit.
Ata shprehen për TCh se janë të
lumtur që lufta përfundoi dhe bën thirrje për paqe.
Si është situata tani?
“Tani lufta mbaroi. Jemi shumë
të lumtur! Siç e shihni po shkojmë në plazh. Shpresojmë që Trump të na
shpëtojë”, shprehet një banor i Tel Avivit.
“Urojmë që të shohim dritën në
fund. Të gjithë erdhëm në shtëpi sa më shpejt që ishte e mundur. Paqe, paqe për
të gjithë”, tha një izraelite.
Izraeli e nisi befas ofensivën
ajrore më 13 qershor, duke sulmuar centralet bërthamore të Iranit, që mohon me
forcë se po bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore.
Republika Islamike u kundërpërgjigj
me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite.
Autoritetet iraniane thanë se
610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën.
Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 vetë në Izrael.
No comments:
Post a Comment