Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik, Nigel Farage, i cili për GB News u shpreh se 1 në 50 shqiptarë në Angli janë burg, duke i kërkuar kreut të qeverisë që t’i marrë mbrasht.
Kreu i qeverisë shkruan se pretendime nuk janë fakte, por
çmenduri, duke iu drejtuar ligjvënësit britanik “nëse është i vërtetë do t’i
tërheq të gjithë”.
“E dini çfarë? Kur numrat të publikohen vërtet — surprizë! —
edhe nëse supozojmë se çdo shqiptar që ndodhet aktualisht në burg është fajtor
(dhe në fakt, shumë prej tyre janë të bllokuar në një sistem të vjetëruar dhe
kufizues vizash), shkalla e krimit midis shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar
nuk do të ishte më e lartë se — dhe me shumë gjasa më e ulët se — ajo e vetë
popullsisë britanike”, shkroi kreu i qeverisë.
Rama u shpreh se Nigel Farage është i ftuari i tij i nderit në
Shqipëri, teksa shtoi se këtu ai do të takojë njerëzit më të ngrohtë
ndonjëherë.
“Do të merrni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe madje
edhe më shumë fakte reale — rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të
mrekullueshëm. Dhe e tëra që kërkoj në këmbim është premtimi më i thjeshtë
publik nga ana juaj, i bërë ndërsa shijonim vendin tonë: herën tjetër që dikush
do të flasë keq për shqiptarët, ju do të jeni i pari që do t’i thoni – në
mënyrën tuaj teatrale – të mos e bëjë më”, shkruan Kryeministri.
“Hajde, Nigel. Nëse humbni në një verifikim faktesh, prapë do
të fitoni një komb të tërë miqsh për jetën”, iu drejtua Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Ooopsss… Zoti @Nigel_Farage sapo më ka sfiduar për faktet!
Çfarë nderi — për një “burrë gjigant”, siç më përshkroi ai
(duke nënkuptuar, sigurisht, nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e
virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë.
Ai tha — dhe po e citoj fjalë për fjalë:
“Ja ç’të them, z. Rama, e dije që një në çdo 50 shqiptarë në
Britani është në burg? Ndaj, trego pak vullnet të mirë dhe merr të gjithë
mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”
Epo, z. Farage — më lejoni t’jua kthej sfidën me diçka
jashtëzakonisht të mërzitshme për stilin tuaj: shifra reale.
Ajo që thatë, se “një në 50 shqiptarë në burg” — nuk është
fakt. Është absurde. Një klasik i recetës pas-Brexit të “post-së-vërtetës”:
“Nëse tingëllon frikshëm, duhet të jetë e vërtetë.”
E dini çfarë del kur i kontrollon vërtet numrat? Befasi! Edhe
po të supozonim që çdo shqiptar aktualisht në burg në Mbretërinë e Bashkuar
është realisht fajtor (edhe pse shumë prej tyre janë thjesht viktima të një
sistemi vizash të vjetruar dhe kufizues), shkalla e kriminalitetit mes
shqiptarëve në MB nuk është më e lartë se ajo e vetë popullsisë britanike —
përkundrazi, ndoshta edhe më e ulët.
Tani, meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe
jemi të ndjeshëm ndaj “hipokrizisë”, ja çfarë propozoj:
Të sjellim të dy shifrat tona në tavolinë. Nëse pretendimi
juaj “një në 50” rezulton i saktë — unë, personalisht, angazhohem t’i marr të
gjithë mbrapsht. Nuk është një titull konkurrues — është një angazhim publik.
Por nëse ajo statistikë frikësuese del të jetë thjesht
karburant për tabloidë — nuk ka nevojë për falje. As për dramë. Thjesht do të
vini në Shqipëri — si i ftuari im i nderit.
Do të përjetoni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe, më
e rëndësishmja, fakte të vërteta — për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të
mrekullueshëm. Dhe e vetmja gjë që do t’ju kërkoj, është një angazhim i
thjeshtë publik nga ana juaj, bërë ndërsa shijoni vendin tonë: që herën tjetër
kur dikush përgojon shqiptarët, të jeni i pari që t’i thoni me stilin tuaj
dramatik: “Mos e bëj më!”
Pra, çfarë thoni? Një verifikim faktesh në këmbim të një
deportimi total — ose një pushim i plotë, me disa nga njerëzit më të ngrohtë që
do të takoni ndonjëherë. Eja, Nigel. Edhe po të humbni në faktet, do të fitoni
një komb të tërë miqsh përjetë.
Po pres t’ju dëgjoj.
No comments:
Post a Comment