Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashkë në paradën e motoristëve në qytetin e Pogradecit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Sipas organizatorëve festa të tilla i shërbejnë promovimit të
turizmit të një qyteti si Pogradeci, ndërsa të huajt shtojnë se vijnë herë pas
here në Shqipëri, pasi sipas tyre, tanimë ky vend është shtëpia e tyre.
“Kanë ardhur miq nga Shijaku, Lezha, Italia, kemi qejf ta
zgjojmë qytetin nga gjumi letargjik me këtë zhurmë motorash. Absolutisht
turizëm. Për promovim, për turizëm, do ja bëjmë Pogradecit të gjithë
facilitetet që turizmi të kapë majat”, tha Dritan Hoxha.
“Duke promovuar qytetet, turizmin. Gjithçka shohin në Shqipëri
u pëlqen. Bëjmë një xhiro rrumbullak Shqipërisë”, tha Artan Lala.
“Në Shqipëri kam ardhur me motor njëherë dhe njëherë tjetër
për turizëm. Jemi më shumë se 13 italianë. Me pëlqen Shqipëria, e kam vizituar
me parë Sarandën, Tepelenën, Syrin blu, gjithçka.
“Vijmë gjithmonë në Shqipëri, na pëlqejnë dhe vajzat këtu.”
“Çfarë do të thotë që një italian vjen në Shqipëri? Do të
thotë që vjen në shtëpi”.
Të ardhurat e gjeneruara nga kjo paradë i kalojnë për bamirësi
fëmijëve me probleme shëndetësore./vizionplus.tv
No comments:
Post a Comment