Igli Tare nuk ndalet. Pas sigurimit të stolit ku afroi Maks Alegrin, drejtorit sportiv i Milanit ka nisur nga puna me organikën e skuadrës.
Largimi i Tijjani Reijnders nuk është i lehtë për tu
“kapërdirë” nga tifozët e Milanit, të cilët mund të “ngushëllohen” me afrimin e
disa lojtarëve, të cilët janë në një moshë të madhe.
Firma me Luka Modriç është shumë pranë, por mesfushori kroat
duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm në këtë repart. Sipas medieve
gjermane Igli Tare ka marrë informacione rreth Granit Xhakës. Edhe pse
shqiptari ka një kontratë me ekipin e Leverkusenit deri në 2028-ën mendohet se
nuk do të ishte kundër largimit nga Gjermania.
Leverkuseni po privohet prej shumë lojtarëve kryesorë dhe ky
fakt nuk ka pëlqyer aspak Xhakës, i cili mund të largohet në verë. Milani ka
një “As” nën mëngë në këtë tratativë, e cila është ende në fazat e para. Siç
dihet Leverkusen është shumë e interesuar për shërbimet e Malick Thiaë.
23-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i Tah në “BayArena” dhe ky fakt do të
jetë një shans i artë për Taren.
No comments:
Post a Comment