Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm brenda kampionatit rus. Pas një sezoni mbresëlënës me Rubin Kazan, 26-vjeçari pritet të veshë fanellën e kampionëve të shumëfishtë të Rusisë, Zenit St. Petersburg.
Sipas burimeve të afërta me
klubin, Zeniti ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 4.5 milionë eurosh për
kartonin e Dakut, ofertë që pritet të pranohet nga Rubin Kazan në ditët në
vijim. Negociatat mes palëve janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka po shkon
drejt mbylljes.
Daku ka spikatur si një nga
sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës ruse këtë sezon, duke u renditur i
dyti në listën e golashënuesve dhe duke qenë vendimtar në ndeshje të
rëndësishme për Rubinin. Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha,
por Zeniti është më afër sigurimit të shërbimeve të tij.
Nëse marrëveshja finalizohet pa
pengesa, Daku pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore këtë të diel dhe më pas
të nënshkruajë kontratën me skuadrën nga Shën Petersburgu.
No comments:
Post a Comment