Ajetollahu Ali Khamenei, lideri Suprem i Iranit ka reaguar për herë të parë që pas arritjes së armëpushimit me Izraelin pas 12 ditëve luftime.
Në një postim në rrjetin social
X Ali Khamenei shkruan se vendi i tij “i dha një shuplakë të rëndë SHBA-ve,
pasi nuk arritën asnjë sukses” kur vendosën të përfshihen drejtpërdrejt në
konflikt përkrah Izraelit kundër Teheranit.
“Regjimi amerikan u përfshi
drejtpërdrejt në luftë, sepse e ndjeu se nëse nuk ndërhynte, regjimi sionist do
të shkatërrohej plotësisht. Ata u përfshinë për ta shpëtuar, por nuk arritën
asgjë,” tha Khamenei.
Ai shtoi se Republika Islamike
e Iranit sulmoi dhe dëmtoi bazën ajrore Al-Udeid në Katar, një nga bazat më të
rëndësishme amerikane në rajon, duke e cilësuar këtë si një “shuplakë të rëndë”
ndaj SHBA-ve.
Ky sulm u konsiderua nga SHBA
si një përgjigje ndaj bombardimeve që kishte kryer mbi objektiva bërthamore
iraniane gjatë fundjavës, por pa synuar përshkallëzim të mëtejshëm të
konfliktit.
Presidenti amerikan Donald
Trump e cilësoi sulmin iranian si “shumë të dobët” dhe deklaroi se 13 nga 14
raketat e lëshuara ishin interceptuar. Në reagimin e tij, Ajatollah Khamenei
paralajmëroi se Irani ka qasje ndaj bazave kyçe amerikane në rajon dhe se mund
të ndërmarrë veprime “kurdo që e konsideron të nevojshme”.
“Fakti që Republika Islamike ka
qasje në qendra kyçe të SHBA-ve në rajon dhe mund të veprojë në çdo moment që e
sheh të arsyeshme, është shumë domethënëse,” tha ai. Khamenei shtoi gjithashtu
se çdo akt agresioni ndaj Iranit do të sillte një “kosto të rëndë” për SHBA-të,
duke lënë të hapur mundësinë për sulme të përsëritura në të ardhmen.
No comments:
Post a Comment